Charlie Sheen tregoi se në këtë sezonë planifikoi të merrte pjesë në Dancing ëith the Stars, dhe madje ishte planifikuar që t’i fillonte provat, por diçka e ndaloi.
“Isha shumë i nderuar nga oferta e ABC-së, por në fund të ditës , unë i kam dy këmbë të majta dhe thjesht nuk mund të kërcej”, tha Charlie për US Weekly.
“ABC bëri një ofertë shumë bujare” tha publicisti, duke shtuar se “kishte kushte në lidhje me pjesëmarrjen e tij në Dancing With the Stars”.
Kjo garë vallëzimi transmetohet në kanalin ABC çdo të hënë.