Chelsea afër transferimit të Gabrielit

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është afër transferimit të mbrojtësit të Lilles, Gabriel Magalhaes, shkruan “The Sun”, transmeton Koha.net.

Klubi londinez do të paguajë 33.5 milionë euro për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar. Gabriel për Lillen këtë edicion i ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar një gol.

Kontrata e tij me klubin francez skadon në verën e vitit 2023. Për transferimin e brazilianit kanë shfaqur interesim edhe Arsenali e Evertoni.

Të ngjashme