Chelsea është shumë pranë të arrijë një marrëveshje për ta emëruar Laurent Blanc si trajner të ri të klubit.
Bisedimet mes drejtuesve të Chelseat dhe ish-trajnerit të Francës dhe Paris Saint-Germainit kanë avancuar në ditët e fundit, sipas mediumit britanik, raporton Daily Express, transmeton Insporti.
Blanc planifikon ta marrë me vete ish-trajnerin e Marseille dhe Lille, Franck Passi, në “Stamford Bridge”, si ndihmës trajner.
Klubi nga Londra nuk dëshiron t’ia paguajë Napolit 8 milionë eurot e kërkuar për ta emëruar Maurizio Sarrin, i cili është zëvendësuar nga Carlo Ancelotti te nën-kampioni italian.