Chelsea bënë gati ofertën për Fabian Ruiz

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Chelsea po përgatit një lëvizje për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Fabian Ruiz.

Sipas “The Guardian”, trajneri i londinezëve, Xabi Alonso, e vlerëson shumë 30-vjeçarin spanjoll dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Chelsea është i gatshëm të bëjë një ofertë që mund të kalojë 60 milionë euro për transferimin e Ruizit.

Megjithatë, spanjolli së fundmi ka rinovuar kontratën me PSG-në dhe aktualisht nuk ka në plan të largohet nga kampionët e Francës.

Situata mund të ndryshojë nëse Chelsea paraqet një ofertë të konsiderueshme.

Alonso e njeh mirë Ruizit dhe e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën e skuadrës londineze.

Për momentin, PSG nuk ka dhënë asnjë sinjal se dëshiron ta shesë mesfushorin, por Chelsea po përgatitet të provojë me një ofertë mbi 60 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse kjo shumë do të jetë e mjaftueshme për ta bindur klubin francez dhe vetë Fabian Ruizin për një aventurë të re në Premier League.

Të ngjashme