Aaron Ramsey ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re me Arsenalin.
Klubi londinez dhe Ramsey ende nuk kanë bërë progres për të nënshkruar një kontratë të re, dhe thuhet se uellsjani mund të largohet nga klubi, transmeton Gazeta Express.
Kjo situatë i ka alarmuar rivalët e Arsenalit, Chelsean dhe Manchester Unitedin, të cilët janë futur në garë për shërbimet e tij, nëse ky i fundit merr vendimin e largimit.
Kontrata e Ramseyt përfundon në fund të këtij stinori, bisedimet për ta vazhduar kontratën kanë filluar nga stinori i kaluar, mirëpo ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.