Chelsea drejt shumës së 500 milionë eurove shpenzime, Malo Gusto pritet të jetë transferimi i radhës

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka sjellë 14 lojtarë të rinj këtë sezon, por planifikon të blejë mbrojtësin e djathtë të Lyonit, Malo Gusto deri në fund të afatit kalimtar dimëror dhe nëse vërtet duan ta përfundojnë këtë sa më shpejt, do të detyrohen të të paguajë dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh.

Prej ditësh, 19-vjeçari është i lidhur me një kalim në Londër dhe megjithëse Chelsea ka dërguar tashmë një ofertë zyrtare, por u refuzua nga Lyoni, pasi skuadra franceze nuk dëshiron ta lërë të shkojë për më pak se 40 milionë euro.

Gust është i lindur në vitin 2003, i cili këtë sezon ka luajtur 15 ndeshje për Lyon dhe ka dhënë një asistim. Në korrik 2021, ai u transferua nga ekipi B i Lyonit për t’u stërvitur me ekipin e parë dhe që nga viti 2018 luan për të gjitha përzgjedhjet më të reja të kombëtares franceze.

Chelsean ka bërë 15 përforcime të mëdha këtë sezon për të cilat pagoi dëmshpërblim dhe theksojmë se vetëm në këtë sezon i pagoi Leicesterit plot 80 milionë euro për Wesley Fofana dhe 70 milionë euro te Shakhtari për Mykhailo Mudryk.

Po ashtu Chelsea ka paguar 65 milionë euro për Marc Cucurellan nga Brighton për 56 milionë euro. Blutë po ashtu kanë blerë Rahem Sterling (Man City), Benoit Badiashile (Monaco) dhe Kalidou Koulibaly (Napoli).

Chelsea deri tani ka shpenzuar 460 milionë euro dhe nëse e transferon Malo Guston nga Lyoni do ta rrumbullakos në saktësisht 500 milionë euro shpenzime. 

Të ngjashme