Chelsea ka bërë një fitim të pabesueshëm prej 122.9 milionë funteve në shitjet e lojtarëve në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 dhe shifra pritet të rritet pas hapjes së afatit kalimtar më 1 korrik.
Nathan Ake është lojtari i fundit që u transferua nga Chelsea te Bournemouth në një marrëveshje prej 20 milionë funtesh, pasi u kthye në klub, ku kaloi gjashtë muaj të suksesshëm në huazim sezonin e kaluar.
Nemanja Matic dhe Diego Costa pritet të ndjekin bollëkun e lojtarëve që kanë lënë Stamford Bridge dhe kjo dyshe mund të sjellin 80 milionë funte së bashku.
Chelsea filloi vitin 2017 duke shitur mesfushorin Oscar për një shifër prej 52 milionë funteve në SIPG Shanghai para se të dërgonte Patrick Bamford përsëri në klubin e tij të mëparshëm Middlesbrough për gjashtë milionë funte, përcjell Telegrafi.
Juan Cuadrado më pas u largua pasi marrëveshja e tij kolektive trevjeçare u shndërrua në një marrëveshje të përhershme në Juventus falë një klauzole në marrëveshje, duke fituar Chelsea edhe 17.2 milionë funte tjera.
Newcastle United vendosi opsionin e tyre për të nënshkruar me Christian Atsu në një marrëveshje të përhershme për 6.2 milionë funte, ndërsa Asmir Begovic u largua për 10 milionë funte në Bournemouth.
Bertrand Traore përfundoi te Lyoni për vetëm 8.8 milionë funte, por Chelsea vendosi një klauzolë ri-blerjeje në marrëveshje për ta bërë atë të vlefshme. Liverpool gjithashtu nënshkroi me ish-lojtarin e Chelseat, Mohamed Salah për 39 milionë funte nga Roma dhe Blutë fituan 10% të fitimit të klubit italian, i cili arriti në shifrën prej 2.7 milionë funte.
Dominic Solanke përfundoi kontratën me Chelsean duke u bërë një transferim i lirë, por Blutë e kanë dërguar në gjykatë kalimin e tij te Liverpooli, duke kërkuar 10 milionë funte pasi katër golat e Solankes e ndihmuan Anglinë të fitonte Kupën e Botës U-20.
Afati kalimtar i transferimeve të verës nuk hapet zyrtarisht deri nesër (shtunë), por Chelsea mund të bëjnë shitje të mëtejshme në muajt e ardhshëm. Chelsea pritet të ri-investojë paratë e fituara nga shitjet e lojtarëve në mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko dhe mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.