Chelsea ka gati ofertën për Benzemën

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema mund të largohet nga Real Madridi.

Sipas mediave spanjolle, presidenti i madrilenëve Florentino Perez, ka vendosur ta shesë sulmuesin në verë.

Interesim për sulmuesin francez së fundi, ka shprehur Chelsea, dhe e sheh Benzeman, si zëvendësues ideal të Higuainit, që ka dështuar të tregojë veten në Londër, transmeton KTV.

Skuadra londineze është e gatshme që t’i paguajë 70 milionë euro për transferimin e Benzemas.

Chelsea thuhet se është në kontakte të vazhdueshme me menaxherin e lojtarit.

Të ngjashme