Chelsea-Porto, formacionet e mundshme dhe parashikimi i ndeshjes

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Chelsea do të jetë vendas në letër në takimin e dytë çerekfinal ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

The Blues e fituan takimin e parë me rezultat 2-0 ndaj skuadrës portugeze, derisa i dyti luhet sonte nga ora 21:00 sërish në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevillë.

Për këtë takim, Thomas Tuchel ka dyshime vetëm te Andreas Christensen dhe Tammy Abraham, që nuk janë plotësisht të gatshëm.

Në anën tjetër, Porto do të ketë dy mungesa si, Mouhamed Mbaey që është i lënduar, derisa Diogo Costa është i infektuar me coronavirus.

Parashikimi
Chelsea parashikohet që edhe këtë takim ta fitojë me dy gola epërsi ndaj Portos.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Silva, Rudiger, Chilwell, Hudson-Odoi, Jorginho, Kovacic, Mount, Ziyech, Giroud.

Formacioni i mundshëm i Portos: Marchesin, Sanusi, Pepe, Mbemba, Manafa, Otavio, Oliveira, Uribe, Corona, Marega, Taremi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme