Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa pritet të mbetet te Fiorentina edhe pas edicionit të ardhshëm. Mediumet italiane kanë raportuar se Chiesa është pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës me ekipin italian, që i skadon në verën e vitit 2022.
Me kontratën e re, Chiesa do të jetë pjesë e Fiorentinës deri në vitin 2024. Sulmuesi 22-vjeçar, është produkt i akademisë së Fiorentinës dhe me ekipin e parë ka debutuar në edicionin 2016/17.
Ai këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat. Chiesa ka edhe një gol në 17 paraqitje për Italinë.