Christopher Wray kreu i ri i FBI-së

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 11:55 | Nga

Avokati 50-vjeçar Christopher Wray është kreu i ri i FBI-së. Senati miratoi emërimin e Donald Trump me shumicë votash 92-5. Wray do të marrë frenat e agjencisë, por sidomos hetimeve mbi rolin e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, transmeton tch.

Trump e emëroi Wray-n pasi shkarkoi në mënyrë të bujshme ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, në maj. Shefi i ri i FBI-së konsiderohet në Uashington si një jurist i pavarur.

Ai ka shërbyer si Ndihmësprokuror i Përgjithshëm në krye të Divizionit të Krimeve në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës Bush.

Por, gëzon mbështetjen edhe të demokratëve si ish-Prokurori i Përgjithshëm i administratës Obama, Eric Holder.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme