CIA planifikoi vrasjen e Kim Jong-Un?

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 18:14 | Nga

Koreja e Veriut ka akuzuar CIA-n se planifikoi me Korenë e Jugut që ta vrasë liderin e vendit të izoluar Kim Jong-Un.
CIA dhe Shërbimet e Inteligjencës së Seulit kanë bërë një “komplot të egër” duke përfshirë “substanca biokimike” për ta vrarë liderin e shtetit gjatë një ceremonie publike në Pyongyang, tha ministria në një deklaratë për mediat shtetërore atje.

Për CIA-n “vrasja me substanca biokimike duke përfshirë substanca radioaktive dhe substanca helmuese nano është mënyra më e mirë që nuk kërkon qasje në target, dhe rezultatet e tyre do të paraqiteshin vetëm pas gjashtë ose dymbëdhjetë muajsh”, tha Ministria e Koresë së Veriut në një qëndrim për mediat shtetërore të premten.

Ministria e Koresë së Veriut ka kërcënuar se do të lan-sojë “sulm anti-terrorist” kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut pas pretendimeve për komplotin e vrasjes.

“Do t’i shkatërrojmë terroristët e CIA-s dhe Shërbimit Inteligjent të Koresë së Jugut që kanë për qëllim vrasjen e liderit suprem”, tha Ministria e Sigurisë së Koresë së Veriut, shkruan Daily Mail.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme