Nesër, më 18 maj, studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën më themelore njerëzore dhe kombëtare për gjuhën shqipe, për gjuhën amtare.
Vlora Çitaku ka reaguar përmes një postimi publik, duke theksuar se është e papranueshme që në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO-s, ende të kërkohen të drejta bazike që lidhen me identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Ajo rikujtoi se historikisht ndryshimet më të mëdha kanë nisur nga studentët dhe nga guximi i të rinjve për të mos heshtur përballë padrejtësive.
“Shqiptarët në Ballkan nuk janë mysafirë askund. Janë autoktonë. Janë në trojet e veta”, shkroi Çitaku, duke shprehur mbështetje të plotë për studentët protestues.
“Studentë, jemi me ju”, përfundon mesazhi i saj.
