E ardhmja e Lionel Messit nuk është e sigurt në klubin e Barcelonës. Që nga kërkesa për largim në afatin kalimtar të verës argjentinasi është i lidhur më një bashkim të mundshëm me trajnerin Pep Guardiola te Manchester City .
Messi u përpoq të largohej nga klubi verën e kaluar, por që vetëm për shkak të klauzolës së tij e ka detyruar atë të qëndrojë, dhe kontrata e tij mbaron në fund të qershorit, raporton Gazeta Express.
Manchester City është pretendenti kryesor për të transferuar argjentinasin dhe janë interesuar të vendosin një kontratë 10-vjeçare që do ta bënte Messin edhe si ambasadori global i klubit.
Kontrata do të përfshinte disa sezone duke luajtur nën udhëheqjen e Pep Guardiolas në Manchester City, përpara se të largohej për disa sezone tjera me një nga tetë klubet që ka nën udhëheqje presidenti i City, duke përfshirë Yokohama, Melbourne dhe New York. Pastaj, kur Messi të pensionohet, ai do të bëhej ambasadori global i City-t.
Argjentinasi shihet se është i interesuar të presë se kush është do të zgjidhet president i ardhshëm i Barcelonës, para se të marrë ndonjë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Messi nuk është duke kaluar formë të mirë më skuadrën e Barcelonës, i cili ka shenuar vetëm tri gola në këtë fillim sezoni, ndërsa katalonasit gjenden pas tetë ndeshjeve gjenden në pozitën e 13-të me vetëm tri ndeshje të fituara.