Çka dëshmon Deklarata e 2 korrikut?

Prishtinë | 02 Kor 2024 | 20:17 | Nga Halil Matoshi

(Katër fakte për historinë e shtetit kosovar dhe katër ligësi të legjislaturave të maspavarisë)

1.
Sëpari, Deklarata e 2 korrikut 1990 ndonëse e ideuar nga Dr. Gazmend Zajmi e Dr. Fehmi Agani, më mbështetjen e Dr. Brahim Rugovës e LDK-së dhe e përimtuet me krejt elitat politike e kulturore kosovare tue mos e veçue as damkosun askënd, u shpall nga Kuvendi komunist, që ende ruente primatin e legalitetit.
Kjo në fakt âsht lekcioni më briliant i ruejtjes së kohezionit shoqnor, tue mos bâ hapa që e thyejnë atë dhe krijojnë ndjesinë e shtresave të munduna.
Tue shmang idenë e Revolucionit të përgjakshëm të përmbysjes, me revolucionin e ideve demokratike.
Këtë lekcion e mësoi Dr. Brahim Rugova nga ndamja e qetë e çekëve me sllovakët (Waclav Havel) por edhe nga “Pranvera sllovene” (transicioni i kadifejt i Milan Kučan-it) tue mos hedhë asnji akuzë për strukturat politike dhe të sigurisë të ish sistemit, sepse ata mujshin me u kthy kundër tij dhe lëvizjes për liri!?
Pra mobilizimi i atyne struturave rreth Deklaratës ishte mbreslânës m, sëkëndejmi këtë lekcion nuk e mësoi as UÇK-ja si guerulë shumë e suksesshme, por me bazë ideologjike (e majta shqiptare) dhe as VV-ja, parti me themele leniniste/neoenveriste dhe nacionaliste, tue ngarend me shpallë tadhtarë të kombit dhe tue fabrikue anmiq. Me çka nxiten përplasjet shoqnore.

2.
Sëdyti, kjo Deklaratë politike ruejti të padamtueme – në nji front të përbashët – elitat kulturore e akademike, pa asnji lloj diferencimi ideologjik, gjatë këtij transicioni politik. Dhe kjo ndikoi shumë në kursin e ri të Alternativës unike kosovare, megjithë pluralizmin e ideve politike.
Në kursin drejt pavarësimit të plotë.

3.
Sëtreti, më 2 korrik, 1990 Kosova, ka shprehë vullnetin e saj politik për t’u shkëputur nga juridiksioni i Serbisë.
Deklarata Kushtetuese ishte manifestimi i parë i strukturave legale të sistemit, (Lidhja e Komunistave të Kosovës) që mësynin pavarësimin e plotë nga Serbia pushtuese.

4.
Sëkatërti, ky ishte dokumenti i parë i firmosur, (i publikuem në Gazeten zyrtare të entitrtit juridik-politik, KSAK) si vullnet i shqiptarëve të Kosovës, në historinë e rrugëtimit shtetformues në ish federatën jugosllave, i cili e derogon (shfuqizon) Deklaraten e Kuvendit të Prizrenit, 1945.

P.S.

a.) Kuvendi i Kosovës kurrë nuk e ka përbrendësu me Rezolutë si dokument zyrtar të shtetit, Deklaratën e 2 korrikut, 1990;

b.) Kuvendi i Kosovës kurrë nuk e ka shti në rend dite Ligjin për pension suplementar për delegatët e 2 korrikut dhe për ata të legjislaturave 1991-1999;

c.) Kuvendi i Kosovës nuk ka guxim me u marrë me të kaluemen, sepse nuk di kush âsht mâ meritor, ata që u ngritën kundër shtypjës e poshtnimit apo këta që erdhën në liri;

d.) Kuvendi i Kosovës pret që ata të rrallohen nga vdekja, për me e ba ni ligj që kap ni kosto simbolike, por që respekton e naltëson historinë e shtetit…

Të ngjashme