Këngëtari Gold Ag ka reaguar pas dënimit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt.Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar: “Në këtë botë u munduat të arsyetoheni, por çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit, atje ku Gjykatësi suprem është Zoti fuqiplotë?”, raporton Klankosova.tv.
Artisti ka përgëzuar gjyqtaren Fatime Dërmaku e cila edhe e shqiptoi dënimin.’Zoti e mëshiroftë Liridonën, prindërit, fëmijët e familjen i bashkoftë me të në Xhenet. Të lumtë gjyqtare Fatime Dermaku”, ka shkruar ai.