Ekonomia Online
FUNDIT

“Çka dreqin the?”, Trump shkakton të qeshura me reagimin pasi Meloni foli në italisht

“Çka dreqin the?”, Trump shkakton të qeshura me reagimin pasi Meloni foli në italisht

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur dje në takim Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Anash temave serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të dy krerëve […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur dje në takim Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Anash temave serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të dy krerëve të enjten shpërtheu një moment hareje me të qeshura.

Pasi Meloni tha disa fjali në gjuhën italiane dhe e përfundoi përgjigjen para gazetarëve, Trumpi i befasuar tha: “Kjo ishte aq e bukur! Çfarë dreqin the?”, duke iu drejtuar Melonit, e cila, bashkë me shumë të pranishëm në sallë, s’mundi ta mbante të qeshurën.

“Dua të them, tingëlloi në mënyrë të mrekullueshme, u prezantua bukur” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters“.

Të ngjashme