Arroganca primitive e pushtetit : Në zgjedhjet e shkurtit 2021 pati një dridhje tektonike të pushtetit paraprak prej mbi 50 përqind të votave të fituara nga koalicioni LVV – GUXO dhe Alternativa . Albin Kurti u portretizua si Mesia që do ta shpëtojë popullin dhe Kosovën , Shqipërinë , Çamërinë dhe Maqedonin , Malin e Zi dhe Luginën sikur edhe trojet tjera ku kishin jetuar pellazgët , ilirët , arvanitasit dhe të tjerët , me gjene shqiptare . Një shtet , një popull , një gjuhë dhe një flamur ishte karremi supermashtrues i Albin Kurtit dhe shpurës mashtruese përcjellëse , pjesa dërrmuese që kishin dalur nga kotilla jugosllave dhe serbe. Kurti e donte UÇK – ën për përfitime politike kurse i urrente themeluesit e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare gjithashtu për përfitime politike. Bacë Adem Demaçin e ka respektuar për t'i hapur rrugë drejt majave të pushtetit , në çastin kur Baca nuk ka pranuar kushtin e Kurtit për ta rrëzuar Hashim Thaçin , si kusht për ta votuar për president , Albini është larguar dhe kurrë më nuk e ka përkrahur Bacën Adem për asgjë.
Në fakt , Baca Adem është larguar nga Albini por se publikisht nuk ka folur asgjë keq për Kurtin ndonëse , po të donte mund ta çmontonte Albin Kurtin. Kur është shpallur pavarësia e Kosovës , Baca Adem ka kërkuar nga Albini dhe unë të shkojmë bashkë në Kuvendin e Kosovës. Albini e ka refuzuar sepse nuk do të mbijetonte situatën që në prani të tij Hashim Thaçi ta lexonte Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës duke u shndërruar në histori të gjallë të Kombit dhe Shtetit , si udhëheqës ushtarak dhe si lider politik. Unë e refuzova për faktin se thjesht u tregova budalla , doja të bëhesha më patriot se Baca Adem . Me mend nuk ka mahi ! Albin Kurti nuk ka lënë mjet pa përdorur për të ardhur në pushtet , tash nuk do të lë pa bë gjë për të mbetur në pushtet. Prandaj ka bërë çmos t'i heq nga skena politike kontribuesit më të mëdhenj të lirisë , themeluesit të shtetit dhe ata që e shpallën pavarësinë , me intriga dhe metoda që për kah efekti propagandistik Gebelsin e nxjerrin leshko dhe amator .
Bashkimin kombëtar , flamurin Kombëtar , luftën kundër korrupcionit , nepotizmit ,transparencën dhe llogaridhënien i kishte karta mashtruese në lojën me poker , së pari me votuesit e pastaj edhe me ndërkombëtarët. Çkapja e shtetit ishte qershizë mbi tortën që ua premtoi , urbi et orbi , kopesë politike shoqëruese dhe të tjerëve. Tingëllonte bukur për vesh , ishte shumë e pranueshme si përmbajtje aq më parë që vërtet duhej një ndryshim . Ishte i nevojshëm një ndryshim . Albin Kurti , Listen Serbe botërisht e përjashtoi nga qeverisja por jo edhe nga detyrimi kushtetues për t'iu ndarë postet që iu takojnë. Tash pritej të formoheshin institucionet dhe të mbusheshin me profesionistë , ekspertë dhe politikanë që premtimet e dhëna , t'i përkthenin në realitet . Dhe , që nga kjo pikë u pa se nuk ka asgjë nga përmbushja e premtimeve. Pse , do të pyesni , me të drejtë?!
Shkojmë radhazi : Kryetar i Kuvendit u zgjodhë një demagog ambicioz , një " drveni filozof " apo , përkthyer në shqip , një Pinokio politik. Hundgjatë , fjalëgjatë , i pavendosur për ndryshime dhe i vendosur të jetë servil permanent i padiskutueshëm i Kurtit. Kjo , edhe hahej disi sepse ky farë Pinokio kishte të kaluar të mirë familjare dhe kombëtare.
Zgjedhja, në mënyrë krejtësisht korruptive , të pamoralshme dhe në kundërshtim me çdo standard minimal kombëtar të Vojsa Osmanit presidente e shpërfaqi patologjinë , thuaja sadiste të Kurtit të manipulojë me njerëz dhe fate duke i mbajtur peng me poste dhe të mira materiale. Vojsa Osmani digjet dhe piqet për poste dhe të mira materiale dhe , në rrugën e realizimit të këtyre qëllimeve shkelë çdo parim njerëzor , moral dhe ligjor. Që të dy e sulmonin Listën Serbe kurse me dy vota klienteliste të LS dhe dashamirësinë dhe korrektësinë e partnerit të ardhshëm ilegal , Millan Radojiçiq u zgjodhë presidente sikur që u kaluan shumë ligje apo u penguan nisma me interes kombëtar. Qeveria e Kosovës që u propozua nga Albin Kurti ishte qeveria më e dobët profesionalisht, më e korruptuar materialisht , më e degraduar moralisht dhe më e kompromituara kombëtarisht. Edhe qeveria e Xhingis Kanit ka qenë më patriotike se qeveria Kurti 2.
Një herë tjetër do të shkruaj për çdo minister të kësaj qeverie , veq e veq. Çkapja , si mundësi për të kapur vet : Nuk ka segment në Kosovë që nuk është kapur apo që nuk është në kapje e sipër se që po ndodhë tani. Është kapur Kuvendi nga analfabetë që po e kryejnë kursin kundër analfabetizmit te analfabetja kombëtare dhe akademikja greke dhe serbe , Dejona Mihali. Është kapur presidenca nga soji dhe sorrollapi që janë shndërruar në rregëzinë të Kurtit. Edhe sot , Vojsa Osmani që Kurti e ka shndërruar në mazohiste , i shkakton dhimbje vetes duke duruar Kurtin për një tjetër mandat , hesht si shushunjë e Teneqe Muratit , sa për të mbijetuar. I mbanë zhagun Kurtit sidomos kundër pengjeve të Hagës , veteranëve të luftës , ish të burgosurve politikë dhe vlerave kombëtare. Nga pozita e një patriotizmi të rremë. Pasioni patologjik për pushtet e jo për shtet i ka shndërruar që të dy në pengje të atyre që vet i kanë liruar nga kutia e Pandorës ku i kishin futur si engjuj e tash të shndërruar në djaj. Vojsa Osmani është peng i Albin Kurtit , vullneti i Albinit është përcaktues për vazhdimin e jetës apo vdekjen politike të Vjosa Osmanit. Albin Kurti ia ka çrregulluar kartonin shëndetësor Vojsa Osmanit , vet ia hapë historinë , vet ia mbyllë historinë.
Edhe nëse Vojsa Osmani sëmuret ( larg qoftë ) nga gripi , do të detyrohet ta përdorë terapinë që ia cakton dr.mr. Albin Kurti e jo prefesionisti i fushës . Albin Kurti është peng i Dejona Mihalit , Mimoza Kusarit dhe mendjemadhë ( sh )tisë patologjike. Është peng i ministrave që ia dorëzoi buxhetin ta kullosin kur të duan , si të duan dhe kur të duan. Këta tani e shantazhojnë Kurtin e jo Kurti këta. Sepse , për çdo gjë gishtin e drejtojnë kah Albini . Po e shihni Mimoza Kusarin , e mbanë në grusht Albinin dhe ky ka frokë mos e hapë grushtin. E shihni këtë fredibelericen , Dejona Mihalin , Albin Kurti më shumë i ka frikën kësaj se Blerim Isufajt . Shumë gjerë e kanë lëshuar kosën , e kanë bërë m.t gjithandej.
Edhe një mandat kryeministër : Nuk e besoj ndonëse Kurti do të bëjë çmos për të mbijetuar. Do të bëjë lëshime për çdo gjë që i kërkohet , pavarësisht dëmit. E kundershtoi pronën e Manastirit të Deçanit , vet e nënshkroi pastaj këtë. E kundërshtoi Zajebnicën , me Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit po ua siguronë autonominë territoriale dhe politike Zajebnicës. Nuk ka akt më të lartë tradhëtie kombëtare, politike dhe shtetërore se kjo marrëveshje. Dhe shumë të tjera. Përkundër lëshimeve që i ka bërë dhe që do t'i bëjë , pa asnjë dyshim duke shpresuar dhe besuar edhe për një mandat , nuk e besoj se pas 9 shkurtit Albin Kurti do të jetë KM e as LVV , pjesë e qeverisë. Partitë parlamentare shqiptare do të jenë PDK , LDK , AAK- NISMA , LIDHJA PËR FAMILJEN sikur që do të jenë edhe minoritetet , Lista Serbe dhe partia multietnike, Vetëvendosje.
Partitë shqiptare janë deklaruar se nuk bëhen bashkë me LVV ndërkaq nuk e besoj se votat e partnerëve aktual qeverisës LVV dhe LS do të jenë të mjaftueshme për të krijuar shumicën qeverisëse. Nuk besoj se ndërkombëtarët , siç mendon opozita naive , do të pengojnë që Albin Kurti të bëhet KM. Nuk mund të gjejnë njeri më të përshtatshëm dhe më të dëgjueshëm , e bënë një zhurmë mashtruese për opinion ama ua kryen të gjitha punët. Si dikur Ahmet Zogu , Nikolla Pashiqit. Dikush thotë se kam mllef ndaj Albin Kurtit. Aspak. Madje , zotohem publikisht se nëse Kurti , me veprime apo mosveprime do të më demantojë këto që po i shkruaj , do të bëhem përkrahësi më i madh i tij !
Pushteti e ka magjepsur Albin Kurtin , sikur Dylqinjen nga Toboza të Don Kishotit. Mashtrimi ka një çmim që nuk paguhet kur je rehat por kur të bëhet ngushtë. Shpërfillja e mbështetësve , patriotëve , njerëzve të mirë duke përkrahur llaskucët dhe ata me mungesë të kurrizit njerëzor dhe kombëtar , ka një çmim të caktuar , i faturohet Albinit. Shpërfillja dhe injorimi i gjakut të dëshmorëve , heronjve të luftës , qëndrestarëve të palëkundur , e ka një çmim. Përpjekja për manipulim dhe instrumentalizim të familjes Jashari që ranë dëshmorë duke luftuar dhe duke kënduar , ka një çmim.
Manipulimi me një pjesë të gjallë të familjes Jashari , ka kuptim për ata që duan të manipulohen dhe ka të tillë. Shpërfillja dhe urrejtja patologjike ndaj atyre që e formuan UÇK – në , luftuan dhe e fituan lirinë , e shpallën pavarësinë dhe formuan shtetin , ka një çmim , duhet ta paguaj Albini sepse , si sadist i padiagnostikuar i gëzohet faktit që janë në burgun e Hagës dhe si ateist i deklaruar i lutet Zotit që ata të mos dalin kurrë nga Burgu i Hagës.
Prandaj duhet ta paguaj një çmim . Dhe , së fundi , shpërfillja e maskuar si përkrahje ndaj Bacës Adem Demaçi , është fatura më e rëndë dhe më e kushtueshme për Albin Kurtin. Baca Adem sigurisht do ia falte dhe nuk do të vepronte si Zeusi që shpërfillësit e tij i gurëzonte apo i shndërronte në kafshë mirëpo Drejtësis Hyjnore nuk ia falë në kohën kur drejtësinë tokësore e ka kapur sikur edhe Shtëpinë Publike për Prostitucion Informativ Legal apo RTK. Larg ka shkuar Albini , vështirë të gjej rrugën e kthimit !