Çlirimtarët “vendosen” në çdo cep të Skenderajt

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ndarë një mesazh përmes të cilit ka vënë në pah figurat Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët sipas tij, shkruan historinë e vendit përmes punës, sakrificës dhe luftës për liri.

Lushtaku ka theksuar se portretet e çlirimtarëve nëpër Skenderaj shërbejnë si kujtesë për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme për çmimin që është paguar për lirinë.

“Sot, qyteti ynë flet me portretet e atyre që e shkruan historinë me punën dhe sakrificën e tyre. Në çdo cep të Skenderajt, Çlirimtarët na kujtojnë se liria nuk u fal, por u fitua me luftë, me gjak dhe me sakrificë!”, ka shkruar Lushtaku.

Të ngjashme