“Çmendet” Perez, ofron 115 milionë euro për Mane

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 11:17 | Nga Ekonomia Online
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po mendon ta rifreskojë skuadrën e tij.
Duket se Perez e pëlqen shumë reprezentuesin senegalez i cili paraqitet me Liverpool, Sadio Mane, transmeton lajmi.net.

“Don Balon” shkruan se presidenti i klubit mbretëror është i gatshëm të paguaj 115 milionë për shërbimet e lojtarit.

Largimi i Cristiano Ronaldos e ka lënë me pasoja fazën ofanzive të “Los Blancos”.

Ata regjistrojnë rekordin më të keq në histori, në këtë fillim sezoni. Gjithashtu nuk mbahet mend që skuadra e Real të ketë shënuar kaq pak në kaq ndeshje.

Mane është prej lojtarëve kryesorë të Liverpool dhe marrëveshja për të siguruar shërbimet e tij do të jetë e vështirë për Real Madridin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme