Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi u rritën me më shumë se 30% vitin e kaluar, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).
Shifrat e agjencisë vunë në dukje koston në rritje të drithërave dhe vajrave bimore në mbarë botën.
Çmimet e vajit vegjetal arritën një rekord të lartë pasi u rritën me pothuajse 10% në tetor.
Ndërprerjet e furnizimeve, çmimet e larta të mallrave, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike po ndihmojnë në rritjen e çmimeve.
FAO tha se sipas matjes, çmimet e drithërave ishin rritur me më shumë se 22% krahasuar me një vit më parë, shkruan BBC.
Çmimi i grurit ishte një nga kontribuesit kryesorë në këtë rritje, me pothuajse 40% rritje në 12 muajt e fundit pasi eksportuesit kryesorë – si Kanadaja, Rusia dhe SHBA – patën korrje të dobëta.
“Në rastin e drithërave, ne jemi duke u përballur me një situatë ku mund të thuhet se është ndryshimi i klimës që si rezultat po shkakton rënie të prodhimit”, tha për BBC Peter Batt, një ekspert agrobiznesi në Curtin Business School.
“Ne kemi pasë vite mjaft të këqija [të korrjeve] në shumë vende”.