Të mërkurën, çmimi i naftës ka rënë për një cent, krahasuar me një ditë më parë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se çmimi i naftës do të jetë 1.58 euro për liter.
Kurse, çmimi i benzinës është i njëjtë tash e tri ditë. Sikurse të hënën e të martën, edhe sot një litër mund të shitet maksimumi me 1.53 euro.
Ndërkohë, çmimi i gazit të mërkurën kushton 0.74 cent.