Çmimi për dramën shqipe “Katarina Josipi” – s’ndahet vendi i parë, veprat kishin probleme të teknikës së shkrimit

| 09 Nën 2022 | 14:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë ndarjen çmimeve vjetore të konkursit për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bëri ndarjen e vendit të dytë dhe të tretë në këtë konkurs.

Vendi i dytë shkoi për dramën “Pastaj lindën legjendat”, me autor Zyber Kelmendin dhe vendi i tretë shkoi për dramën “Jeto tani për mua” nga Osman Goranci.

Çeku pas ndarjes së çmimeve, tha se juria ka përzgjedhur më të mirët.

“Këtë radhë po e vazhdojmë traditën për dramë Katarina Josipi, që është formë që jep mbështetje ministria për krijimtarinë në vendin tonë”.

“Juria profesionale e ka bërë më të mirën për t’i përzgjedhur më meritorët. I uroj laureatët e çmimeve këtë vit”.

Kryetari i Jurisë, Shpëtim Selmani, arsyetoi vendimin për mos ndarjen e çmimit të parë, duke shtuar se veprat kanë pasur probleme të teknikës së shkrimit, raporton EO.

“Pas leximit të gjitha veprave dhe diskutimeve vendosën të eliminojmë tetë vepra dhe të vazhdojmë me nëntë të tjera”.

“Për vendin e parë vendosëm të mos ndahet vetëm vendin e dytë dhe të tretë. Brenda veprave ka disa probleme të teknikës së shkrimit”.

Të ngjashme