Colin Farrell konfirmohet si Penguini në “The Batman”

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Colin Farrell do të luajë përballë Robert Pattinsonit si keqbërësi Penguin në filmin e ardhshëm të DC Comics, “The Batman”.

Roli i aktorit në film u përfol qysh në nëntor, ku “Deadline” raportoi se ai ishte “në negociata” për rolin. Dhe të hënën, regjisori Matt Reeves shkroi në Twitter për të konfirmuar se ai i është bashkuar kastit.

Reeves shkroi: “Prit – a je ti, #Oz?”, ku e përfshiu një klip të Colin duke i mbledhur supet – duke iu referuar emrit të vërtetë të Penguin në DC Comics, Oswald Chesterfield Cobblepot.

Image

Pattinson do ta udhëheqë kastin si Batmani i ri, ndërsa Zoe Kravitz do ta luajë Catwoman, Paul Dano The Riddler dhe Jeffrey Wright do ta luajë komisionerin e policisë Jim Gordon.

Batman pritet të dalë në qershor të vitit 2021.

Të ngjashme