Kingsley Coman e ka harruar Juventusin dhe mendon vetëm për Bayernin. Sulmuesi francez i cili luan si i huazuar nga bardhezinjtë te Bayern Munich prej 1 sezoni nuk e mendon më rikthimin në Torino.
Coman i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij te kampionët e Gjermanisë dhe në verën e ardhshme, Bayerni pritet të ushtrojë opsionin që ekiziston në marrëveshjen mes dy klubeve për blerjen përfundimtare të 20-vjecarit për shumën e 21 milionë Eurove.
“Luaj në një prej skuadrave më të mira të Botës dhe dua të qëndroj gjatë te Bayerni” është shprehur së fundmi Coman në një intervistë për mediat gjermane.