Trajneri i klubit londinez Chelsea, Antonio Conte në prag të ndeshjes së sotme kundër Crystal Palace deklaroi se më e rëndësishme në këto momente është që ai dhe lojtarët e tij të qëndrojnë fuqishëm me këmbë në tokë.
“Futbolli është i çuditshëm, plot me surpriza. Në karrierën time si lojtar shumë kam fituar, por mendoj se edhe shumë kam humbur. Prandaj dëshiroj që të mbaj fuqishëm këmbët në tokë, sepse kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe lojtarët e mi”, tha Conte për televizionin e klubit.