Antonio Conte i ka kërkuar Chelseat që të futet në garë për sulmuesin e Interit Mauro Icardi në këtë verë.
Corriere dello Sport shkruan se Blutë nuk janë të kënaqur me formën e sulmuesve aktual dhe në verë do të futen në garë për një sulmues.
Edhe pas ardhjes së Olivier Giroud mujin e shkuar, Conte beson që Icardi mund ta zgjidh problemin e tij për sezonin e ardhshëm.
Conte e di se Icardi po kërkon kalimin në një klub të madh evropian, ndërsa Chelsea pritet t’i prijë garës për argjentinasin.
Shumëçka është e lidhur me kualifikimin apo jo të Interit në Ligën e Kampionëve, pasi moskualifkimi do ta largonte sulmuesin e njohur.
Conte e ka të qartë panin për sezonin e ardhshëm dhe sulmuesi është pjesë përbërëse e projektit të tij.
Icardi kërkohet edhe nga Real Madridi dhe së fundmi edhe nga Manhcester United.