Antonio Conte e ka lartësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë në botë dhe i ka paralajmëruar lojtarët e vet të mos fiksohen vetëm pas argjentinasit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën mbrëma në “Stamford Bridge”.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka një rekord të pazakontë të dobët ndaj Chelseat, pasi ka dështuar të shënojë gol kundër në tetë ndeshje, transmeton Express.
Por, trajneri i Chelseat nuk i kushton rëndësi këtij rekordi negativ të Messit.
“Messi ka kapacitet për ta zgjidhur situatën dhe krijojë raste bash kur nuk sheh mundësi për të shënuar. Kjo do të thotë se po flasim për një lojtar fantastik”, ka thënë Conte.
Ai ka insistuar se Chelsea nuk duhet t’i kushtojë vëmendje vetëm Messit, pasi Barcelona ka lojtarë tjetër të rrezikshëm si Luis Suarez dhe Andres Iniesta.
“Duhet të punojmë fort. Duhet ta dimë se, gjatë ndeshjes, na duhet të përgatitemi të vuajmë”, ka shtuar Conte.