Coronavirusi arrin edhe në Kaledoninë e Re

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet lokale në Kaledoninë e Re, një arçipelag francez në Paqësorin Jugor, kanë kërkuar që të mbyllet vendi për së paku dy javë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, raporton agjencia AP.

Vendimi vjen pasi janë regjistruar nëntë raste të infeksionit me koronavirus sot.

Presidenti i Kaledonisë, Thierry Santa, ka thënë se ka rrezik të madh që virusi po qarkullon në arçipelag.

Duke filluar nga nesër, do të ndalohen gjitha aktivitetet joesenciale, ndërsa do të mbyllen shkollat e universitetet.

Territori me rreth 270 mijë banorë ishte futur në një mbyllje njëmuajshe në fillim të pandemisë, duke e parandaluar me sukses përhapjen e virusit. Që nga atëherë kufizimet janë larguar.

Kaledonia e Re ka vazhduar të mbajë kufijtë gati plotësisht të mbyllur, duke pezulluar gati të gjitha fluturimet me disa përjashtime dhe duke vendosur një karantinë të detyrueshme 14-ditore dhe testim për udhëtarët që vijnë nga jashtë.

Rreth 5200 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Kaledoninë e Re.

Në Kaledonitë Re nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes nga COVID-19, ndërsa në total janë raportuar afro 60 raste me koronavirus.

Të ngjashme