“Coronavirusi do të zgjasë deri në pranverë 2021”

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Epidemia e Coronavirusit në Britaninë e Madhe do të zgjasë deri në pranverën e 2021-it dhe mund të çojë deri në 7.9 milionë persona në spital.

Ky është një raport sekret i përpiluar nga Shëndeti Publik në Angli, që tregon se sa serioze është gjendja në vend. Dokumenti i siguruar nga “The Guardian” tregon se drejtuesit e këtij institucioni e pranojnë se Coronavirusi do të jetë në ishull edhe për 12 muaj të tjerë, e kjo do të jetë një sfidë e stërmadhe për shëndetësinë.

Ndërkohë që paralajmëron mjekët se rreth 80% e britanikëve do të jenë infektuar nga pandemia deri në atë periudhë.

Ndërkohë në New York njoftohet se nga kjo e hënë mbyllen të gjitha shkollat.

Të ngjashme