Coronavirusi prek edhe shqisën e dëgjimit, problem rehabilitimi psikologjik pas pandemisë

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 07:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Covid-19 ndikon në sistemin nervor dhe konsekuencat neurologjike dhe neuropsikiatrike te të infektuarit.

Madje, Shala thotë se sistemi nervor periferik është i lidhur me sindroma të prekjeve të izoluara të nervave të cilat mund të qojnë deri në humbjen e perceptimit të shijeve dhe dëgjimit.

“Covid-19 është një virus i ri dhe me shumë të panjohura por ajo çfarë kemi mundur të mësojmë është një virus që ndikon në sistemin nervor dhe konsekuencat neurologjike dhe neuropsikiatrike janë evidente te pacientët e prekur me Covid-19. Ndërsa sa i përket konsekuencave të sistemit nervor periferik e që janë të lidhura me Covid-19 janë sindroma të prekjeve të izoluara të nervave periferik në formë të humbjes së perceptimit të shijeve, dëgjimore, të humbjes së ndjenjës së prekurit, të ftohtit apo dhimbjes. Përderisa prek nervat të tjerë të izoluar do të prek edhe nervin dëgjimor. Kemi pasur pacientë që kanë shfaqur rënie të perceptimit dëgjimor”.

“Meqenëse ata pacientë në një farë mënyrë rënien e perceptimit dëgjimor apo prekjen e ndonjë nervi tjetër të izoluar e kanë pasur të lidhur me shfaqjen e simptomave të Covid-19, atëherë ekziston një lidhje kauzale që potencialisht mund të shpjegojë këtë çështje një fenomen i ndërlidhur ku preken nervat e izoluar të kokës siç është nervi dëgjimor”.

Shala potencoi se marramendjet janë pjesë evidente të simptomave kur preket sistemi nervor që haset te trombozat e sinuseve si kokë dhimbjet, por edhe simptoma të prekjes.

“Marramendjet janë pjesë evidente të simptomave kur preket sistemi nervori është një simptomë që haset te trombozat e sinuseve, janë gjendjet konfuzionale, kokë dhimbjet, prekjet e sistemit nervor por edhe simptoma të tjera që ndërlidhen me simptomat evidente të prekjes”.

Shala tha se ankthi dhe stresi janë probleme të realiteti psikologjik dhe mendor që takohen shumë shpesh.

“Ankthi stresi janë probleme të realiteti psikologjik dhe mendor që takohen shumë shpesh. Ajo pjesa psikologjike te Covidi është pjesa më e rëndësishme që i shpëton analizës e që duhet të merremi më shumë me të”.

Mes tjerash, Shala konsideron se problemi që kërkon ndërhyrje në një përfundim të sëmundjes Covid-19 është rehabilitimi psikologjik dhe mendor të këtyre pacientëve pas kalimit të pandemisë.

“Prekja e këtyre dy funksioneve ndijore është e lidhur me nerva të caktuar të kokës që janë kompetent për nuhatjen dhe për shijen. Janë gati tre nerva të involvuar të izoluar që janë kompetent për këtë lloj ndjesish. Dhe po mos të ekzistonte lidhja kauzale nuk do të përshkruhej ky simptomë. Shpeshherë këto janë shenja paraprijëse të një infeksioni Covid-19 pa u konfirmuar ai. Pasojat më të mëdha janë respiratori dhe të karakterit psikologjik dhe mendor”.

“Atëherë nëse kemi prekje të sinuseve venoz , mbetjet e prekjeve të nervorit të motorit qendror janë mbetje evidente që lënë një hendikep i cili do të jetë afatgjatë dhe kërkon ndërhyrje nga familja dhe nga shteti për të rehabilituar pacientin me ato lloj mbetjesh. Problemi tjetër i rëndësishëm që kërkon ndërhyrje në një përfundim të sëmundjes Covid19 është rehabilitimi psikologjik dhe mendor të këtyre pacientëve pas kalimit të Coronavirusit”.

Të ngjashme