Coronavirusi “rrethon” Shqipërinë, zbulohen edhe 2 të prekur nga Serbia

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Dy serbë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes “Diamond Princess” në Japoni, janë testuar pozitiv me koronavirus, ka bërë të ditur të martën për agjencinë “Tanjug”, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Daçiq ka thënë se ata janë dy anëtarët e fundit prej 11 sa ishin në ekuipazhin e anijes, që ishte futur në karantinë tash e disa javë në portin e Yakohamas.

Bëhet fjalë për dy shtetas serbë të moshës 29 e 30 vjeç.

“Ambasada e Serbisë në Japoni është në kontakt të vazhdueshëm me ta, të gjithë serbët që ishin në anije kanë numrin kontaktues të ambasadës”, ka thënë Daçic.

Të infektuarit e fundit janë vendosur në një spital të sapohapur, 300 kilometra larg Tokios.

Në anijen “Diamond Princess” ishin rreth 3.700 udhëtarë, e rreth 600 prej tyre janë prekur nga koronavirusi.

Anija ndodhet në karantinë, në portin e Yakohams, që nga 3 shkurti. Deri tani, në gjithë botën, kanë vdekur mbi 2.600 persona shkaku i koronavirusit.

Të ngjashme