Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka folur sot nga Samiti BE-Ballkan Perëndimor për procesin e zgjerimit.
Costa ka thënë se mesazhi i tij nga Tivati është i qartë, se BE-ja është e përkushtuar për zgjerimin dhe ka kërkuar nga vendet e rajonit ta shfrytëzojnë momentumin.
‘Mesazhi im për Ballkanin Perëndimor është i qartë: BE-ja është e përkushtuar ndaj zgjerimit. Tani është koha për të shfrytëzuar momentin dhe për të zbatuar reformat”, ka thënë Costa.