Sulmuesi i Chelsea-t Diego Costa, i cili këtë sezon ka luajtur në formë shumë të mirë, zbuloi se në afatin kalimtar të verës ishte i gatshëm të largohet nga klubi londinez dhe të kthehet në Atletico Madrid.
Lojtari i përfaqësueses spanjolle në këtë sezon nën drejtimin e Antonio Contes ka shëuar 15 gola. Sezonin e kaluar, nga 17 dhjetori, kishte shënuar vetëm tre gola. Pas kësaj, u shkarkua trajneri Jose Mourinho, ndërsa Costa përfundoi sezonin me 16 gola.
Duke folur për formën e tij aktuale në Chelsea, Costa tha se tani është i lumtur dhe meritat për këtë ia përshkroi trajnerit të vet si personi “në mbështetjen e të cilit lojtarët mund të llogarisin në momente të vështira”.