Coutinho dëshiron që të mbetet te Barça

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Philippe Coutinho insiston që është i lumtur te Barcelona, dhe që nuk është gati që të kthehet në Premier Ligë, pavarësisht spekulimeve lidhur me të ardhmen e tij.

Braziliani u transferua te kampioni spanjoll në janar të 2018-tës për një shumë prej 146 milionë funtesh, mirëpo ka dështuar ta gjejë formën e tij më të mirë tek katalunasit.

“Koka ime është ekskluzivisht në Barcelonë. Nuk iu përshtatet planeve të mia kthimi i tanishëm i imi në Angli”, ka thënë Coutinho për The Mirror.

“Ky është stinori im i dytë këtu. Dua që të fitoj tituj, por gjithmonë jam një lojtar ambicioz dhe kërkues. Prandaj, dua më shumë e më shumë”.

“Por jam i lumtur. Dua që të luaj në Spanjë dhe jam tek klubi më i mirë në Spanjë”.

Të ngjashme