Covid-19: 89 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 89 pacientë për koronavirus.

Nga këta pacientë 26 janë pozitivë me COVID-19, 65 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë:
12 të konfirmuar me COVID-19
53 me oksigjeno-terapi
1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 23 pacientë
1 në gjendje të rënduar
14 të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme