Covid-19, Franca arrin synimin me vaksinimin e 10 milionë banorëve

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 10 milionë qytetarë francezë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Kjo shifër vaksinimesh ka qenë synimi i qeverisë dhe është arritur një javë para afatit, ka thënë kryeministri Jean Castexm shkruan Reuters.

Qeveria franceze e cila ka vendosur një bllokadë njëmujore në mbarë vendin, është duke shpresuar që ta zgjerojë fushatën e vaksinimit.

Sipas autoriteteve, arritja e këtij qëllimi do të ndihmojë në rimarrjen e kontrollit mbi përhapjen e pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme