Franca do të vonojë rihapjen e vendeve kulturore si dhe do të vendosë orën policore gjatë natës, derisa vendi lufton për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kryeministri francez, Jean Castex, tha se nivelet e infeksionit nuk po bien aq shpejt sa qeveria kishte shpresuar, kur edhe u vendos bllokimi në fund të tetorit.
Urdhri për qëndrim në shtëpi do të hiqet siç edhe është planifikuar më 15 dhjetor, derisa ora policore do të implementohet çdo ditë nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit.
Masa nuk do të hiqet në prag të Vitit të Ri për të parandaluar tubimet e mëdha.
Qeveria kishte thënë se lehtësimi i kufizimeve do të mund të ndodhte në rast se numri i të prekurve bie në rreth 5,000, por ky numër mbetet ende mbi 10 mijë; vetëm të enjten u regjistruan 13 mijë të prekur.
“Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të gjejmë rrugën tonë përgjatë javëve të ardhshme me shumë vigjilencë”, u shpreh kryeministri francez.