COVID-19 në SHBA: Mbi 100 mijë persona shtrihen në spital

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

128 mijë e 210 persona të infektuar me koronavirus janë të shtrirë nëpër spitalet në SHBA.

Sipas “COVID Tracking Project” ky është numri më i lartë i të hospitalizuarve që nga fillimi i pandemisë në SHBA, shkruan CNN. transmeton Klan Kosova.

Kjo është dita e 34-të radhazi që SHBA raporton mbi 100 mijë shtrime në spital.

Sipas të dhënave të CTP, numrat më të lartë të shtrimit janë regjistruar në këto ditë:

4 janar: 128 mijë e 210 pacientë
3 janar: 125 mijë e 544
31 Dhjetor: 125 mijë e 379
30 Dhjetor: 125 mijë e 218
1 janar: 125 mijë e 047

Të ngjashme