Covid-19, vdesin 5 persona në Gjilan

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë vdekur brenda ditës në Komunën e Gjilanit.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismaili, ka bërë të ditur për Express se tre nga viktimat kanë qenë të infektuar me virusin Covid-19, ndërsa dy viktimat tjera kishin qenë të infektuar me këtë virus, por që së fundmi kanë rezultuar negativ me të.

Bëhet fjalë për një 79 vjeçar, një 80 vjeçar dhe një 86 vjeçar.

Dy personat tjerë të cilët ishin shëruar nga ky virus, janë të moshave 67 vjeçare dhe 52 vjeçare.

Kujtojmë që vetëm gjatë ditës së djeshme, në Komunën e Gjilanit, 30 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme