Edhe pse starti i kampionatit ishte ndër më të dobëtit për Cristiano Ronaldon që prej vitit 2009 kur ai u transferua te Real i Madridit, tashmë situata për portugezin po shkon drejt normalizimit.
Momentalisht, pesë herë fitues i Topit të Artë ka mundur të shënojë 16 gola në La Liga, tre më pak se sezoni i kaluar në këtë periudhë të kampionatit, por nëse do të bëhej një llogaritje në të gjitha kompeticionet ku sulmuesi është shfaqur protagonist, shifrat rriten. Në sezonin 2016-2017 statistikat flasin për 27 gola në total: 19 në La Liga, 2 në Champions, 4 në Botërorin e Klubeve dhe 2 në Kupë, të gjitha këto të realizuara në 32 ndeshje, ndërkohë këtë vit CR7 në total numëron 30 finalizime.
Bilanc pozitiv krahasuar më një vit më parë. Sigurisht që beteja është mes tjij dhe Messit, por deri në mbërritjen e këtij momenti, ylli portugez nuk e ka humbur shkëlqimin.