Maradona: Nuk mendoj se CR7 është lojtari më i mirë në histori

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 14:30 | Nga

Sa herë që Diego Maradona dëshiron të bëhet temë në mediat botërore, ai vendos të flet për tema që krijojnë debat mes tifozerive.

Mauro Icardi është caku i preferuar e tij, por legjenda argjentinase tani gjithë vëmendjen e tij ia ka kushtuar Cristiano Ronaldo.

Maradona mendon se CR7 nuk është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, edhe pse portugezi ka pesë Topa të Artë, aq sa Lionel Messi.

“Të gjithë kanë të drejt të japin mendimin e tyre, por nuk mendoj se Ronaldo është lojtari më i mirë në histori”.

“Në asnjë mënyrë”, ka thënë Maradona gjatë intervistës për Telesur.

“Por, e respektojë karrierën që ka. Ka një rrugë të gjatë për të bërë nga pika që është deri te ajo që ne po flasim, si më i miri i të gjitha kohërave”.

Ronaldo ka thënë se nuk do të ndalet deri sa të fitojë shtatë Topa të Artë, por mbetet të shihet nëse kjo do e kënaqë prapë Maradonan.

https://youtu.be/oJyA7aNPy88

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme