Cristiano Ronaldo me orë dore në vlerë prej dy milionë euro

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo dihet botërisht se është një ndër sportistët me më shumti përfitime materiale.

Portugezi është një prej lojtarëve që ka pagën më të lartë në botë, por edhe fiton shumë nga bizneset që ka si dhe prej marrëveshjeve për reklama.

Kjo i mundëson lojtarit që të ketë lirinë financiare dhe të blej gjëra me çmime marramendëse.

Së fundi, CR7 është shfaqur në një konferencë për shtyp para mediave para sfidës mes Manchester Unitedit dhe Juventusit.

Futbollisti i Juventusit u paraqit me një orë me diamanti që tërhoqi vëmendjen e gazetarëve. Ora ishte e markës Jacob & Co, e gamës Caviar Torubillon dhe ka plot 424 diamante të bardhë dhe të kuq.

Sipas mediave të huaja, vlera e orës që bart në dorë sulmuesi supozohet se kushton rreth dy milionë euro.

Ndryshe, Ronaldo në pronësi ka edhe disa hotele, vetura të shtrenjta si dhe pasuri të tjera. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme