Portugalia ka kaluar fazën e grupeve në Euro 2020, me Cristiano Ronaldon që shkëlqeu në tri ndeshjet e para me pesë gola.
Duhet se humori i legjendës portugeze është në vend, ndërsa nuk kanë munguar as shakat në drejtim të bashkëlojtarit të tij, Pepe.
Ylli i Juventusit io doli nga prapa mbrojtësit të Portugalisë për ta freskuar me një dush të shpejtë në mes të stërvitjes.
Dyshja kanë një miqësi të vjetër, pasi që kanë luajtur së bashku te Sporting u dhe Real Madridi.
Portugalia po përgatitet për ndeshjen 1/8 ndaj Belgjikës.
Forma e dyshes veterane është shumë e rëndësishme për ecurinë e portugezëve në këtë Kampionat Evropian.