Cristiano Ronaldo publikon fotografi me vajzën e sapolindur

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo ka publikuar të enjten mbrëma një fotografi të vajzës së posalindur.

Në fotografi ai shihet në një ambient të ngrohtë familjar, me të fejuarën e tij Georgina dhe pesë fëmijët, në mesin e të cilëve është edhe foshnja e tyre vajzë, e cila ishte binjake me foshnjën djalë që nuk mbijetoi pas lindjes.

Futbollisti i famshëm ka falënderuar me këtë rast të gjithë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë për të dhe familjen e tij.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi. Georgina dhe foshnja jonë janë më në fund bashkë me ne. Duam të falënderojmë secilin për fjalët dhe sjelljet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë e ndjemë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi falënderues për jetën e re që sapo e mirëpritëm në këtë botë”, ka shkruar Ronaldo.

Sulmuesi i Manchester United ka edhe një vajzë me Georginan, Alanan 4 vjeç. Vitin e kaluar çifti ka bërë të ditur se janë në pritje të binjakëve, njëri prej të cilëve vdiq pak pas lindjes.

Ai po ashtu ka një djalë dhe binjakët me nënë surrogate.

Të ngjashme