Çudit Kejvina, e quan “të dashur” këtë këngëtare

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Modelja seksi, Kejvina Kthella dhe reperja e njohur, Tayna, janë dy mikesha mjaft të mira. Ato herë pas here janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Madje Tayna e ka bërë Kejvinën edhe pjesë të një videoklipi të saj, “Kce”. Gjithashtu dy vajzat e njohura të showbiz-it shqiptaraë gjatë kësaj vere kanë qenë së bashku me pushime.

Por së fundmi, Kejvina i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto me reperen dhe krahas saj shkruan në anglisht: “E dashura ime”. Ajo e ka shoqëruar shkrimin gjithashtu me një emoji që nxjerr gjuhën jashtë, duke treguar se e githa është një shaka.

Të ngjashme