Cullen shpreh gatishmërinë e Komisionit Evropian për thellimin e agjendës evropiane të Kosovës

????????????????????????????????????
Prishtinë | 20 Mar 2018 | 12:33 | Nga

Ministri Yagcilar u takua me shefin e Njësisë për Kosovë në Komisionin Evropian, David Cullen, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministri i Administratës Publike,Mahir Yagcilar, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, u takua sot me shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen. Me Cullen, u diskutua lidhur me raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe angazhimet dhe punën që Kosova është duke bërë drejt reformimit të administratës publike si dhe sundimin e ligjit.

Ministri Yagcilar, fillimisht ka shprehur mirënjohje për BE dhe OECD /SIGMA, për mbështetjën e vazhdueshme në realizimin e projekteve për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Po ashtu, Ministri deklaroi se, në këtë vitë do të miratohen 3 ligjet bazike,Ligjin për Shërbimin Civil, Ligjin për Organizimin e Administratës Publike dhe Ligjin për Pagat.

Ministri Yagcilar, potencoi se këto tri iniciativa të rëndësishme legjislative do të adresojnë sfidat kryesore për administratën publike, dhe do të krijojnë një bazë të avancuar legjislative për aspiratat tona për një shtet modern dhe evropian. Ministri gjithastu, tha se mbetemi të përkushtuar në përmbushjën e obligimeve që rezultojnë nga MSA, ERA dhe dokumentet tjera strategjike. Shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen, shfrytzoi rastin të falenderoi Ministrin
Yagcilar dhe Ministrin Tahiri, të cilët po japin një kontribut të shkëlqyer në këtë proces.

Cullen,ka shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian për thellimin e Agjendës Evropiane të Kosovës dhe për mbështetje buxhetore sektoriale që Kosova do të përfitoj rreth 24 milion euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme