Demokracia për Zhvillim (D4D) mbajti konferencën për medie me temën “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediet online dhe sociale gjatë muajve korrik dhe gusht”, raporton Ekonomia Online.
Rrezarta Krasniqi, drejtoreshë ekzekutive e Instituti D4D, kanë monitoruar mediet në gjuhën shqipe e serbe. Në muajin gusht ajo pohoi se kanë bërë monitorimin e medieve dhe kanë analizuar artikuj në gjuhë shqipe 500 sosh.
Ajo shtoi se zhvillimet në veri kanë bërë që të ketë çrregullim të informacionit në 50 artikujt. Krasniqi sqaroi se gjatë korrikut kanë vërejtur një përhapje të informacioneve me përmbajtje të urrejtjes etnike.
Sipas saj, shqetësues është se artikujt në gjuhën serbe kanë tendencë të dezinformojnë se Qeveria e Kosovës po dëshiron të bëjë ndarje të komunitetit serb.
“D4D monitoron në të dy gjuhët shqipe dhe serbe. Muaji korrik ka vëmendje inteligjenca artificiale dhe prodhimi i videove jo të vërteta. Zhvillimet në veri ka pasur çrregullim të informacionit në 50 artikujt. Në muajin gusht kemi bërë monitorimin e medieve dhe e kemi analizuar artikuj në gjuhë shqipe, 500 dhe në serbisht. Gjatë këtyre muajve ka pasur çrregullim të titujve. Gjuha e urrejtës për gratë është më e përhapur. Gjatë prezantimit të anketës në muajin korrik kemi analizuar rreth 1 500 artikuj përmes platformës Pikasa dhe kemi vendos cila ka pasur çrregullime, por edhe tendencë”.
“Gjatë korrikut kemi vërejtur një përhapje të informacioneve me përhapjen e urrejtjes etnike. Deep fake ka qenë e përhapur nga inteligjenca artificiale (shembull në Twitter Jeff Hovenier dhe Albin Kurti ka qenë target i deepfake). Dhuna në internet ndaj grave ka qenë e përhapur sidomos në muajin korrik. Model shqetësues që është vërejtur nga analizimi të artikujve në gjuhën serbe kanë tendencë politike të cilat dezinformojnë se Qeveria e Kosovës po dëshiron të bëjë ndarje të komunitetit serb”.
Naile Dema, anëtare e Bordit të Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AKG), tha se opinioni publik po manipulohet nga mediet sociale e disa protale që po përhapin informatat jo të sakta. Sipas saj, edukimi medial është jetë në këtë fazë, raporton EO.
“Ambienti mediatik nuk është mjedisi më i mirë që në si punonjës e kishim dashtë. Këtë po e bëjnë mediet sociale dhe disa portale të cilat krijojnë informata jo të sakta. Bëjnë manipulimin e opinionit publik. Edukimi medial është jetik për në si shoqëri. Jemi AGK dhe NDI së bashku dhe po organizojmë trajnime për shembull për komunitetet apo si të raportojmë nga veriu duke mos përdorur gjuhën e urrejtjes”.
Pajtim Gashi, drejtor i Programeve NDI Kosovë, se do të punohet që edukimi medial të jetë lëndë në shkolla dhe se për këtë po punohet me Ministrinë e Arsimit, raporton EO.
“Ka vullnet që këto fenomene të adresohen, sepse njerëzit duhet bërë dallimin mes medieve reale dhe mediave fiktive”.
“Tema që do vazhdojmë muajt e ardhshëm është edukimi medial të cilën do e bëjmë së bashku me Ministrinë e Arsimit. Kapitulli i veçantë është gjuha e urrejtës ndaj grave e cila është e përhapur në vendin dhe mediet tona dhe duhet që të ndërmarrim hapat e sigurt si shoqëri që t’i edukojmë njerëzit”.