Dacic: Serbia kurrë s’do të ketë armiq më të mëdhenj se Clintonët

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Diplomacisë Serbe, Ivica Dacic, ka thënë se serbët nuk do të kenë kurrë armiq më të mëdhenj se ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se ata janë sjellë shumë keq me serbët gjatë vitit 1999, ndërsa sipas tij, ata zgjodhën Serbinë për armik.

“Se si janë sjellë me popullin tonë demokratët në erën e dinastisë Clinton e kemi ndjerë shumë mirë në lëkurën tonë më 1999. Ata e kanë zgjedhur për armik Serbinë dhe jo ne”, ka thënë Dacic për Novosti.

Ducic madje ka shtuar se është qesharake që shqiptarët të mbështesin aq shumë Hillary Clinton, ndërsa kur serbët provojnë të organizohen për mbështetje ndaj Trump, konsiderohet si ndërhyrje në punët e Amerikës.

“Kur shqiptarët e mbështesin në mënyrë të organizuar Hillary Clintonin dhe kur me emrin e saj i pagëzojnë madje edhe butikët, atëherë ky është qëndrim legjitim, ndërsa kur unë e përmendi si ide mundësinë që serbët të mbëbshtesin në mënyrë të organizuar Trumpin atëherë kjo konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të Amerikës. Vërtet qesharake”, është shprehur ai.

“Për dallim nga Clinonët, të cilët kanë thënë se Kosova e pavarur është legat i tyre familjar, aparati i Trumpit na ka dhënë shenja inkurajuese se për zgjidhjen e ardhshme të nyjes kosovare mund të negociohet”, ka thënë Dacic.

Ai ka shtuar se serbet do të organizohen së bashku, e pastaj demorkatët duhet të mendojnë se si t’i ftojnë votat e tyre.

“Për dallim nga Clinonët, të cilët kanë thënë se Kosova e pavarur është legat i tyre familjar, aparati i Trumpit na ka dhënë shenja inkurajuese se për zgjidhjen e ardhshme të nyjes kosovare mund të negociohet. Ndryshe prej periudhës së qeverisjes së Clintonëve, të cilët mendojnë se këtë histori e kanë mbyllur me bomba në vitin 1999, serbët duhet të bëhen faktor i organizuar, e pastaj demokratët le të mendojnë se si mund të fitojnë votat e tyre”, është shprehur ai./gazetametro.net

Të ngjashme