Daçiq: Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë paqe e jo konflikte

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 15:44 | Nga

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se zgjidhja e problemit të Kosovës është një parakusht për progresin e Serbisë, duke shtuar se me gjithë zemër e mbështet propozimin e presidentit serb për dialog të brendshëm në lidhje me Kosovën.

“Ne kemi arritur të parandalojmë legalizimin e shkëputjes së njëanshme të Kosovës, në organizata të mëdha ndërkombëtare kryesisht të OKB-së”, ka thënë Daçiq për Tanjug.

Ai ka theksuar se Beogradi është i gatshëm për të diskutuar për të gjetur një zgjidhje të përhershme ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

“Ndryshimet në arenën ndërkombëtare dhe pozicioni i ri i Serbisë, kanë krijuar kushtet për një përpjekje që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme. Për pozicionin e fortë të Serbisë është e nevojshme për të diskutuar brenda vendit strategjinë e lidhjes me Kosovën”, ka shtuar ministri serb.

“Duhet të shikojmë për një zgjidhje të qëndrueshme, sepse kjo është në interes të serbëve dhe shqiptarëve, duhet të ketë paqe dhe zhvillim, e jo konflikt të mëtejshëm”, përfundoi Ivica Daçiq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot gjatë ditë ka deklaruar se ka nevojë që brenda Serbisë të ketë një dialog të brendshëm për mënyrën se si duhet të veprohet me rastin e Kosovës.

“Është koha që si komb të rrimë në kokën tonë dhe të jemi realist, nuk ia lejojmë vetes për të humbur atë që kemi, dhe jo të presim të marrim në duar tona atë që kohë më parë e kemi humbur”, kishte deklaruar presidenti i Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme